Mbi 2 mijë euro medikamente/ Ndalohet kamioni në Kakavijë, 30-vjeçari po transportonte ilaçe kontrabandë
13 Qershor 2021, 06:49Nga DOSJA
TIRANË– Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Policia ka arrestuar poseduesin e ilaçeve, Dorian Kocon. Sipas uniformave blu, ilaçet janë gjetur në kabinën e kamionit të ndara në 4 qese, me vlerë totale 2200 euro.
Drejtuesi i mjetit do të akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi Dorian Koco.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al dhe portalet e tjera kanë në faqe të parë lajmin kryesor për zgjedhjet ...
LEZHË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piraj, Lezhë. Një makinë është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor.Nga aksid...
Një punonjëse e administratës së shtetit shqiptar, ka përfunduar në gjyq me sanitaren e institucionit ku ajo ushtron detyrën e saj. Sipaas vendimit të dhënë nga...
TIRANË–Emrat e personave të përfshirë në plagosjen me armë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë bërë të ditur. Autori i ngjarjes, Klajdi Shanaj 33 vjeç...
Aktualitet13 Qershor 2021, 05:48
TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kinostudios. Një 34-vje&...
TIRANË– Ditën e sotme pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Sipas Meteoalb, parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranës...
TIRANË– Maturantët në vend kanë protestuar ditën e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Kryeministrisë për vësh...
TIRANË– Dosja.al raportoi në orët e vona të mbrëmjes, se një sulm me armë zjarri ndodhi në zonën e ish-Kinostudios. Paraprakisht u bë e ditur se një 35-vje...
TIRANË- Mesnatën e kaluar, në rrugën “Xhanfize Keko” ndodhi një plagosje me armë. Dosja.al raportoi e para me pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ndërsa...