Përplasi të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet pas disa orësh autori në Gjirokastër
13 Qershor 2021, 08:19Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi ka përplasur një të moshuar me makinë. Policia bën me dije se personi me iniciale A.K 60 vjeç është vënë në pranga, për shkak se përplasi me makinë të moshuarën me iniciale, E.Sh 69 vjeçe. Pas ngjarjes 60 vjeçari u largua nga vendi me shpejtësi duke mos i dhënë ndihmë të lënduarës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gjirokastër. Aksidentoi me mjet një moshuar dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit. Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘”Benz”, në lagjen “Puntore”, ka përplasur shtetasen E. Sh., 69 vjeçe, e cilia u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orësh është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Lavdosh Metajt, oficerit të Patrullës së Përgjithshme të forcave ‘Shqiponja’ në Sarandë. SH&Cce...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë Tiranë. Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe nj...
FIER -4 persona kanë përfunduar në pranga, pasi kryenin ndërtime pa leje në plazhin e Pishë-Poros. Personat e arrestuar janë Xhimi Hasanbega, administratori i l...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al dhe portalet e tjera kanë në faqe të parë lajmin kryesor për zgjedhjet ...
LEZHË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piraj, Lezhë. Një makinë është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor.Nga aksid...
Një punonjëse e administratës së shtetit shqiptar, ka përfunduar në gjyq me sanitaren e institucionit ku ajo ushtron detyrën e saj. Sipaas vendimit të dhënë nga...
TIRANË–Emrat e personave të përfshirë në plagosjen me armë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë bërë të ditur. Autori i ngjarjes, Klajdi Shanaj 33 vjeç...