Sport

Teuta, para “aventurës” në Champions, ndahet me tre kampionë!

12 Qershor 2021, 10:36 Nga DOSJA

DURRES – Ndërsa kampionët e Teutës kanë nisur nga përgatitjet, nuk kanë munguar të vërehen edhe largimet, kjo për shkak se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratave, me Aleksandër Kours, Denis Pjeshkën dhe Iran Gonçalves.

Kështu, që nga dita e sotme nuk do të jenë pjesë e kampionëve durrsakë tre futbollistë. Ka qenë klubi durrsak i Teutës, i cili që ka njoftuar në faqen e tij zyrtare të “facebook” ka njoftuar për ndarjen me ta mes falenderimesh:

“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin anësor Aleksander Kours, i cili nga sot nuk është më pjesë e skuadrës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen.

KF Teuta falenderon Aleksander Kours për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Kuros meriton një vend në historinë e bregdetarëve për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”.

I njëjti tekst falënderimi dhe mirënjohje është edhe për Denis Pjeshkën e Iran Gonçalves për kontributin e dhënë me fanellën e durrsakëve.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aleksandër kours denis pjeshkën dhe iran gonçalves kampionët e teutës klubi durrsak i teutës aleksandër kours denis pjeshkën dhe iran gonçalves kampionët e teutës klubi durrsak i teutës

Sondazh

Poll