Sport

Enea Jorgji i përgjigjet me ironi Olsi Ramës: “Edhe italianët paskan problem me shikimin…”

12 Qershor 2021, 10:17 Nga DOSJA

ELBASAN – Arbitri shqiptar i FIFA-s Enea Jorgji është sulmuar edhe një here me ironi nga drejtori i klubit të Partizanit, Olsi Rama, i cili ka vendosur një story në instagramin e tij, duke përmendur Jorgjin për një penallti, që nuk u dha mbërmjen e djeshme në ndeshjen mes Italisë dhe Turqisë, duke bërë një analogji me penalltinë që dha Jorgji në ndeshjen Partizani-Vllaznia dhe ku ata humbën shpresat për titull.

Këtë here jashtë gare, Enea Jorgji, gjyqari i FIFA-s i ëshë përgjigjur në të njëjtën mënyrë drejtorit të Partizanit, Rama. Ai ka postuar në storyn e atij atë që kish publikuar drejtori i të kuqve, por me komentin “Zot më jep edhe mua sy të shoh edhe unë.”

Ndërkohë në storyn e dytë vendos një lajm, ku konfirmohet moviola e bërë nga italianët, ku është cilësuar penallti, ajo që nuk u dha gjatë ndeshjes. “Paskan problem edhe italianët me shikimin.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll