Sport

EURO 2020! Italia nis mbarë, mund Turqinë në shtëpi. Ndeshja zhbllokohet me autogol, ‘Gli Azzurri’ festojnë me “dhura

11 Qershor 2021, 17:03 Nga DOSJA
EURO 2020! Italia nis mbarë, mund Turqinë në shtëpi. Ndeshja

ROMË– Italia nis me këmbë të mbarë “Euro2020”! Prej orës 21:00 të mbrëmjes, në stadiumin “Olimpico” të Romës, Italia u përball me Turqinë për të zhvilluar ndeshjen e parë hapëse të kompeticionit që po zhvillohet një vit me vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

45 minutat e para janë mbyllur pa gola, për t’u zhbllokuar në minutën e 52-të me autogol të Demiral. Ndërsa në minutën e 66, Ciro Immobile dyfishoi rezultatin për vendasit. Ndërsa në minutën e 79 të ndeshjes, topin në rrjet e çoi edhe Lorenzo Insigne. Ndeshja e radhës, e vlefshme për grupin A, do të luhet nesër mes Zvicrës dhe Uellsit.

Në fazën finale të “Euro 2020”, 24 skuadrat janë ndarë në 6 grupe me 4 ekipe secila. Dy të parat e çdo grupi dhe 4 ekipet e vendeve të treta më të mira do të kalojnë në 1/8 e finaleve e pas kësaj do të luhen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja, më 11 korrik.

Por cilat janë skuadrat favorite? Në këtë vit favorite shihen Portugalia si kampione në fuqi e Europës dhe Franca, kampione e botës.  Franca është ajo që kuotohet më shumë si kampione e mundshme e Europës, e ndjekur nga Anglia që nuk arrin në finalen e një kompeticioni madhor që nga 1966 dhe Belgjika që kryeson aktualisht renditjen e FIFA-s. Më pas vijnë Gjermania, Spanja dhe Portugalia, Italia dhe Holanda.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 ndeshja itali-turqi 2021 euro 2020 ndeshja itali-turqi 2021

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2021, 20:43

ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh supe...