Sport

“Euro2020” / Rikthehet me ovacione, pasi rezultoi negativ

12 Qershor 2021, 09:39 Nga DOSJA
“Euro2020” / Rikthehet me ovacione, pasi rezultoi negativ

SPANJE – Diego Jorente është kthyer sot përsëri në grumbullimin e përfaqësueses së Spanjës, pasi për herën e katërt radhazi tamponët dhanë rezultat negativ. Më datë 8 qershor ai alarmoi të gjithë, pasi u bë lojtari i dytë në grumbullim që rezultoi pozitiv, pas Sexhio Buskets, por që atëherë, të katër testet që kanë kryer kanë rezultuar negativ.

Lojtari, në momentin që u kthye në qendrën stërvitore të Spanjës u prit si një hero pasi shokët i bënë tunelin e nderit dhe e pritën me ovacione dhe duartrokitje të shumta. Mbrojtësi i Lids, i cili shihet si një prej alternativave cilësore për qendrën e mbrojtjes, cilësohet tashmë negativ dhe do të jetë gati të zbresë në fushën e lojës.

Tashmë pritet kthimi i Serxhio Buskets që të plotësohet grupi prej 24 lojtarësh që grumbulloi fillimisht Luis Enrike për Europianin. Nëse dalin negativë të tjerë, deri të hënën që luhet ndeshja me Suedinë dhe Spanja detyrohet të mbetet në izolim.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2021, 20:43

ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh supe...