Sport

5 lojtarë me koronavirus, rrezikohet ndeshja hapëse e aktivitetit

12 Qershor 2021, 09:13 Nga DOSJA
5 lojtarë me koronavirus, rrezikohet ndeshja hapëse e aktivitetit

VENEZUEL – Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e “Copa America”-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe më pas të përballeshin edhe me kërkesa të shumta publike për anulimin e evenimentit.

Por kur dukej se ishin zgjidhur të gjithë pikëpyetjet dhe pritej starti i eventit me sfidën mes Brazilit e Venezuelës, nga kampi i këtyre të fundit ka ardhur një lajm që ka tronditur sërish organizatorët e “Copa America”-s.

Kështu plot 5 futbollistë të Venezuelës kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit në testet e zhvilluar së fundi, ndërsa shqetësimi mbetet i madh, pasi dyshohet se edhe të tjerë lojtarë mund të jenë prekur, duke qenë se të gjithë kanë qëndruar bashkë prej javësh.

Në orët e ardhshme pritet që të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i Venezuesës t’i nënshtrohen një tjetër testimi, tanimë me shpresën që nuk do të ketë raste të tjera pozitive, pasi në të kundërt rrezikohet seriozisht zhvillimi i ndeshjes hapëse ndaj Brazilit.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2021, 20:43

ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh supe...