Sport

“Euro2020” / Bale: “Gjendja ime fizike është perfekte, nuk ka rëndësi se kush shënon”

12 Qershor 2021, 10:10 Nga DOSJA
“Euro2020” / Bale: “Gjendja ime fizike është

AZERBAJXHAN – Sulmuesi i shquar i uellsianëve, Gareth Bale, në konferencën për shtyp para takimit të sotëm ndaj Zvicrës, ka folur edhe për mungesën e golave të tij me Kombëtaren e Uellsit. Ai u shpreh se edhe kur nuk ka shënuar, ka kontribuar me asiste dhe synimi i Uellsit është të fitojnë ndeshje dhe të kalojnë fazën e grupeve.

“Ndihem mirë, ndihem në formë të mirë, në këto katër muajt e fundit kam shënuar gola dhe mendoj që paraqitjet tona janë përmirësuar. Mendoj që gjendja ime fizike është perfekte për këtë kampionat, nuk ka rëndësi kush shënon e kush jo”,- shtoi ai.

“Unë e di që nuk kam shënuar në disa ndeshje, por kam kontribuar në asiste në të gjitha ato ndeshje që nuk kam shënuar. Unë e di se ku gjendet rrjeta dhe nëse një shans më vjen, unë e shfrytëzoj, por objektivi është të fitojmë ndeshje dhe jo kush shënon gola, ajo nuk na intereson”,- përfundoi ylli i uellasianëve, Gareth Bale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gareth bale sulmuesi i real madridit ylli i uellsianëve zvicra gareth bale sulmuesi i real madridit ylli i uellsianëve zvicra

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2021, 20:43

ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh supe...