Sport

Ethet e “Euro2020″/ Sot starton vrulli i ndeshjeve në grupe, ja cilat janë 3 përballjet e sotme

12 Qershor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Ethet e “Euro2020″/ Sot starton vrulli i ndeshjeve në grupe, ja

AZERBAJXHAN – Ndeshjet dhe spektakli i “Euro 2020” intensifikohen me nga 3 ndeshje në dite dhe sot do të luhen një takim i Grupit A dhe dy të Grupit B.

Në orën 15:00, në Baku të Azerbajxhanit do të jetë radha e Zvicrës me Xhakën e Shaqirin që do të përballen me Uellsin e Gareth Bale, si sfida e dytë e Grupit A. Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat të cilat dëshirojnë ta nisin me këmbën e mbarë.

Më pas në 18:00, nisin sfidat e Grupit B, ku e para do të jetë Danimarkë-Finlandë, një derbi skandinav, që do të zhvillohet në Copenhagen përpara tifozëve vendas.

Në mbrëmje do të jetë dhe supersfida e Grupit B mes Rusisë dhe Belgjikës në orën 21:00. Përballja do të luhet në “Gazprom Arena”, në Shën Petersburg, me mbi 35% të kapacitetit të tifozëve ku shumica do të jenë sigurisht vendas.

Do të jetë mbrëmja ku Lukaku, Hazard e shumë yje, do të tregojnë nëse mund të përballojnë presionin për t’u konsiseduar si favorit i Grupit B.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 euro 2020

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2021, 20:43

ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh supe...