Sport

“Euro2020” / Trajneri i Uellsit: “Italia, favoritja e grupit. Ne duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarëve”

12 Qershor 2021, 09:30 Nga DOSJA
“Euro2020” / Trajneri i Uellsit: “Italia, favoritja e grupit.

AZERBAJXHAN – Trajneri i Uellsit, Rob Page, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Zvicrën, e cila do të luhet në orën 15:00 në Baku të Azerbajxhanit, është shprehur se ai e njeh mire skuadrën helvete dhe se Italia është favorit i grupit A, gjë që e tregoi edhe mbrëmë me fitoren 3-0 ndaj Turqisë.

“Sot do të përballemi me një ekip shumë sulmues si Zvicra. Kuptohet, Italia është ndoshta favoritja e grupit. Ne duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarëve, por gjithashtu po i afrohemi sfidës në formë të mirë. Skuadrat do të na respektojnë për këtë,” – ka thënë tekniku i Uellsit.

“Kemi treguar në të kaluarën që mund të luajmë 3-4-3. Kam dy sulmues të deklaruar dhe një numër 9 fals. Gjithashtu mund të luajmë me një mbrojtje me katër. E kam pasur në mendje formacionin prej disa javësh. Respekt për kundërshtarët e radhës, por pa harruar ambiciet e Zvicrës, e cila synon gjithnjë e më lart”,- ka shtuar më tej Page.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport azerbajxhanit rob page trajneri i uellsit zvicra azerbajxhanit rob page trajneri i uellsit zvicra

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2021, 20:43

ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh supe...