Aktualitet

“Situata është kritike”, tregtarët paralajmëron Ramën: Do marrim vendime ekstreme

24 Maj 2019, 14:38 Nga DOSJA
“Situata është kritike”, tregtarët paralajmëron

TIRANË- Pas situatës së krijuar në Shqipëri nga largimet e popullsisë, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe rritja e varfërisë, ka reaguar edhe Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Neranxi u bën thirrje tregtarëve, sipërmarrësve të vegjël, të mesëm e të mëdhenj që të mblidhen urgjent, pasi situata është kritike dhe biznesi është në prag falimentimi. Ai shprehet se institucionet shtetërore po sillen si gjobëvënës dhe nuk ka ku të ngrihet padi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Më tej Neranxi thotë: “Ne keto kushte ekstreme, ne si sipermarres duhet te bashkohemi dhe te marrim vendime, qofte edhe esktreme, per te shpetuar punen tone qe e kemi ngritur me djerse dhe qe kerkojne te na e shkaterrojne qellimisht! Forca jone eshte me e madhe se intrigat e pushtetit ndaj nesh”.

Reagimi i plotë:

SOS, te bashkohemi qe ti tregojme ketij shteti te korruptuar, se biznesi eshte me i forte se ai!

Te nderuar tregtare, sipermarres te vegjel, te mesem dhe te medhenj! Ne cilesine e Kryetarit te Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise, dhe si sipermarres i nje biznesi Vip prej 28 vitesh, ju bej thirrje te mblidhemi ne nje takim urgjent! Situata qe po kalojme eshte kritike. Renia e konsumit si pasoje e varferise qe po thellohet per dite, si dhe e largimit masiv te shqiptareve, e ka sjelle biznesin e ndershem, formal dhe qe nuk eshte klient i pushtetit, ne kushtet e mbijeteses. Ketij problemi kaq te madh, i shtohet edhe fakti se institucionet shteterore po sillen si gjobevenes. Na behen per dite padrejtesi dhe nuk kemi ku te ankohemi! Behen perdite ligje si te na falimentojne dhe nuk kemi gjykate ku te ngrejme nje padi . Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte nuk funksionojne! Ne keto kushte ekstreme, ne si sipermarres duhet te bashkohemi dhe te marrim vendime, qofte edhe esktreme, per te shpetuar punen tone qe e kemi ngritur me djerse dhe qe kerkojne te na e shkaterrojne qellimisht! Forca jone eshte me e madhe se intrigat e pushtetit ndaj nesh!

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masa ekstreme tregtarët paralajmërojnë ramën masa ekstreme tregtarët paralajmërojnë ramën

Sondazh

Poll