Aktualitet

“Na ka zënë belaja, molotovi nesër”, gazetari Artan Hoxha ironi me Metën: Dorëheqja, gjëmë e madhe

24 Maj 2019, 13:11 Nga DOSJA
“Na ka zënë belaja, molotovi nesër”, gazetari Artan

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta se është i gatshëm për të dhënë dorëheqje nëse kjo shërben për zgjidhjen e krizës politike në të cilën gjendet vendi. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Artan Hoxha shprehet me ironi, se vendin e ka zënë belaja, ku nesër do të jetë protesta e opozitës, ku pritet sërish përdorim molotovi. Sipas Hoxhës, Rama nuk jep dorëheqje edhe pse i kërkohet, ndërsa nga ana tjetër Presidenti shprehet i gatshëm për dorëheqje, pa ia kërkuar kush.

Postimi i plotë:

Presidenti serish ka ofruar doreheqjen e tij sot. E bela e madhe qe na ka zene!!!
Opozita, qe po ben gati molotovet per neser dhe mileti, i kerkojne me force dhe mezi presin te jap doreheqjen kryeministri, ky tjetri qe nuk i kerkon njeri as te jap doreheqjen dhe as te sakrifikohet si Salvador Allende duke vrare veten ne zyre(Larg qofte inshallah), del dhe na kujton xhenazene.
Po c’ke o burre i dheut, tek je mire e bukur pse e trazon dynjane kot me skenare fatkeqesish kaq tragjike. Pak humbje dhe dhimbje ka patur ky vend ne keto 30 vite post-komunizem, sa te perballoje dhe nje humbje apo gjeme kaq te madhe?!!!
Kur nuk te thote njeri as plac, e jo me jep doreheqjen apo sakrifikohu me vetvrasje, cfare dreqin ke qe i con neper mend belara te tilla me zarar!!!!
Pashe zotin se jemi ne muaj Ramazani dhe nuk mbajme dot me, por me mire kap ndonje iftar me qetesi dhe dashuri dhe lerja kryeministrit ta mendoje thelle si doreheqjen si sakrifikimin me vetvrasje.
Jo per gje por si doreheqja jote, si vetvrasja jote ne keto momente(larg qofte inshallah) as prish pune e as ndreq pune.
Tjeterkujt i kerkohet dhe i urohet, si doreheqja, si vetvrasja…se ti na duhesh shendoshe e mire si kokrra e molles per halle te tjera…

Dy qendrimet ekstreme te presidentit:

20 mars 2019

“Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues jam i gatshëm për të dyja ekstremet:
1)-Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara,
2)-e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.
Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqiperi.

24 maj 2019

“Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë”.

Meta tha sot se është i gatshëm për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Përveç kësaj ai tha se është i gatshëm të djegë edhe mandatin e tij, nëse kjo ndihmon në zgjidhjen e krizës. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha ironi me met;n dorëheqja ilir meta artan hoxha artan hoxha ironi me met;n dorëheqja ilir meta

Sondazh

Poll