Aktualitet

Grusht para fytyrës dhe kapje prej fyti, dalin pamjet e përplasjes së ish-deputetëve të PD-së me policinë (Video)

24 Maj 2019, 14:26 Nga DOSJA
Grusht para fytyrës dhe kapje prej fyti, dalin pamjet e përplasjes

TIRANË– Flamur  Noka dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike kanë dhunuar efektivët e policisë më datë 16 shkurt.

Në videon e mëposhtme shihet se si anëtarët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Gent Strazimiri, etj futen në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe përplasen me efektivët e policisë.

Në një sekuencë të pamjeve vihet re se si Noka i vë dorën në fyt njërit prej efektivëve dhe e fut në një zyrë. Kamera nuk arrin të fokusojë më tej.

Ndërkohë Alibeaj qëndron në korridor dhe shtyn njërin nga policët. Ai e tërheq nga xhaketa dhe i tund grushtin përpqara fytyrës.

Kjo video e publikuar ditën e sotme është vazhdim i një tjetër videoje që Dosja.al publikoi më datë 16 shkurt. Edhe në videon paraardhëse, Noka shihet teksa shtyn njërin nga efektivët në Drejtorinë e Policisë dhe e dhunon atë.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj flamur noka gent strazimiri protesta e opozites 16 shkurt 2019 enkelejd alibeaj flamur noka gent strazimiri protesta e opozites 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll