Aktualitet

U zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave, s’përmbahet Skënder Gjinushi, ofendon gazetaren: Ik mjekohu se je e eksitua

24 Maj 2019, 13:53 Nga DOSJA
U zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave, s’përmbahet

TIRANE- Kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka ofenduar sot rëndë një gazetare që po e pyeste se kur i lindi ambicia për t’u bërë kryetar.

Gjinushi ofendoi gazetaren duke i thënë: Shko mjekohu se je e eksituar.

Debati:

Gjinushi: Në asnjë vend,

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë pjesë kryetar, para reformës apo pas reformës.

Gjinushi: Në lindjen tënde.

Gazetarja: Në lindjen time s’ka mundësi, se në lindjen time ke qenë kryetar partie.

Gjinushi: Shumë bukur.

Gazetarja: Kur të lindi? Para reformës, apo gjatë reformës.

Gjinushi: O çupë…mos bëj pyetje të tilla që s’kanë përgjigjie. Kishit pyetje të tjera? Je shumë e eksituar…shko mjekohu.

Gazetarja: Kujdes me gjuhën zotëri…i paedukatë. Shko mjekohu ti se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll