Aktualitet

Nesër protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje shtetasve të saj: Mos u ekspozoni

24 Maj 2019, 13:35 Nga DOSJA
Nesër protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje shtetasve

TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri i ka bërë thirrje shtetasve të saj që të shmangim lëvizjet në zonat ku do të protestohet nga opozita ditën e nesërme.

Në lajmërimin e Ambasadës shkruhet se protestat e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën nga protestuesit, ndërsa efektivët e policisë kanë përdorur ujin dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme; jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj; monitoroni mediat lokale për përditësime dhe kujdesuni për të mos u ekspozuar,”-shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Protesta e nesërme e opozitës është e 6-ta kombëtare. Ajo është lajmëruar të nisë në orën 19:00, por pa asnjë afat përfundimi. Opozita e bashkuar, e cila nga 21 shkurti ka djegur dhe mandatet, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas dorëheqjes së tij, opozita kërkon gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne shqiperi dhuna ne protesta protesta e opozites 25 maj 2019 ambasada amerikane ne shqiperi dhuna ne protesta protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll