Aktualitet

Zbardhet urdhri i Ardi Veliut për Drejtoritë Vendore: Policët privat të mos lejohen në protesta

24 Maj 2019, 12:31 Nga DOSJA
Zbardhet urdhri i Ardi Veliut për Drejtoritë Vendore: Policët

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u ka dërguar një urdhër të gjithë Drejtorive Vendore që të ndalojnë pjesëmarrjen në protesta të të gjithë policëve privatë. “Të qartësojnë titullarët e subjekteve, drejtuesit teknikë dhe punonjësit e shërbimit të SHPFS-së, se ndalohet pjesëmarrja e tyre në protestat që organizohen në vend“, shkruhet në dokument.

Po ashtu në këtë urdhër bëhet me dije se  të gjitha policitë private duhet të vetëdeklarojnë se në ambientet që ata kanë në ruajtje, nuk ka bimë kanabisi të mbjella.

Urdhri është dhënë tre ditë më parë, por është zbuluar sot pasi ky ka qenë dhe afati për të deklaruar nëse në objektet që kanë në ruajtje në tokat në pronësi të tij apo me qira, nuk ka të kultivuara bimë narkotike.

Në rast të mos zbatimit të këtyre dy urdhrave, atëherë drejtoritë vendore duhet të propozojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për heqjen licence të subjektit të Policisë Private“, thuhet në urdhrin e Ardi Veliut. Por urdhëri ësthë dhënë dhe pak ditë para protestës së 7-të kombëtarë të opozitës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu policia privare protesta e opozites urdheri i veliut ardi veliu policia privare protesta e opozites urdheri i veliut

Sondazh

Poll