Aktualitet

Vrau 2 punonjësit e Bashkisë Mat, Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për Kujtim Koxhën

24 Maj 2019, 12:35 Nga DOSJA
Vrau 2 punonjësit e Bashkisë Mat, Prokuroria kërkon dënim

BURREL- Ka nisur gjyqi për vrasësin e trefishtë të punonjësve të Bashkisë Mat, ngjarje që ndodhi në 11 tetor të vitit të kaluar. Kujtim Koxha i cili vrau 2 punonjës të bashkisë dhe një bashkëfshatarin ka dal sot para Gjykatës për t’u njohur me dënimin e tij.

Seanca gjyqësore ndaj Koxhës po drejtohet nga dy gjyqtarë të gjykatës së Matit dhe një i Dibrës. Burime nga organi i akuzës bënë me dije se prokurori i çështjes do t’i kërkojë gjykatës dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.

Kujtojmë se Kujtim Koxha me 11 Tetor të vitit të kaluar është konfliktuar me punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve të Bashkisë Mat të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli. Pas një konflikti verbal, mësohet se Koxha është larguar nga lokali i fshatit për tu rikthyer më pas me një armë automatik. Koxha hyri ne lokal ku puntoret po drekonin duke zbrazur nje karikatore automatiku. Si pasoje e te shtenave humben jeten Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, punetor te bashkise, si dhe Hamit Buci, banorë i fshatit Shëlli.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim koxha vrasja e punonjesve te bashkise vrasja e trefishte ne mat kujtim koxha vrasja e punonjesve te bashkise vrasja e trefishte ne mat

Sondazh

Poll