Aktualitet

Shullazi bën lëvizjen e radhës, kërkon përjashtimin e trupës gjykuese: Duam gjykim të drejtë

24 Maj 2019, 13:07 Nga DOSJA
Shullazi bën lëvizjen e radhës, kërkon përjashtimin e

TIRANË- Banda e ashtuquajtur “Shullazi” e përbërë nga Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi ka kërkuar sot përjshtimin e trupës gjykuese, konkretisht të gjyqtares Saida Dollani, Albana Boksi dhe Valdete Hoxha.

Përmes një letre të bërë publike për mediet, anëtarët e bandës Shullazi janë shprehur se kanë humbur besimin në gjykimin e drejtë dhe se gjyqtarët janë treguar arrogantë. Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nga të akuzuarit të cilët kanë mbi tre vjet që qëndrojnë në burg.

Ndërkohë, ditën e djeshme është shtyrë sërish seanca për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë, pasi mungonte avokati mbrojtës i njërit prej të pandehurve. Por, sipas tyre pengesë për ecurinë e rregullt të këtij procesi, është bërë zv.kryetarja e apelit të krimeve të rënda, Saida Dollani.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal, kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT, grupi u shpall i pafajshëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda shullazi emiljano shullazi perjashtimi i trupes gjykuese banda shullazi emiljano shullazi perjashtimi i trupes gjykuese

Sondazh

Poll