DITA E FUNDIT! Kandidatët për kryetar të PD-së mbyllin fushatat, Basha në Peqin, Harxhi dhe Shehaj në Tiranë. Kadilli hes
11 Qershor 2021, 09:38Nga DOSJA
TIRANË– Dy ditë para 13 qershorit, kur katër kandidatët që garojnë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, është bërë mbyllja e fushatës. Kreu aktual i selisë blu, Lulzim Basha është ndalur në qarkun e Elbasanit, aty ku ka zhvilluar një takim me demokratët e Peqinit dhe të zonave përreth.
Nga Peqini, Basha është nisur drejt Paskuqanit, ku gjithashtu ka zhvilluar një takim me mbështetësit blu. Kreu i PD-së kërkoi mbështetjen e tyre dhe tha se 13 qershori do të jetë nisja e demokratëve që do të tregojnë se nuk do të ndalen përpara maxhorancës që e konsideron regjimi Rama-Doshi.
Dy kandidatët e tjerë, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi kanë zgjedhur kryeqytetin për të mbyllur fushatën dhe takimet e tyre. Ende nuk ka detaje në lidhje me takimet e këtyre të fundit. Ndërkohë që kandidati tjetër, Fatbardh Kadilli, nuk dihet se ku do ta mbyllë fushatën e tij.
Një ditë më parë, Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, tha se Lulzim Basha ka sjellë emrat e tij të anëtarëve të Komisioneve, ndërsa dy të tjerët nuk i kanë dorëzuar me pretendimin se nuk kanë kohë dhe janë në fushatë. Ndërsa për Agron Shehajn, Gjana tha se ka dorëzuar një listë ‘nul’ me anëtarët e Komisioneve, pasi ata nuk janë pjesë e PD, duke mos iu lejuar pjesëmarrja në proces.
Më 13 qershor, 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë.
Si e sheh publiku?
Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.
Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësit do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbyllur dyert ...
Politike11 Qershor 2021, 09:34
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, shprehu bindjen se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 13 qershorit do të pr...
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përsëriti ftesën për bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë. Në fjalën e tij sot ...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbardhur detaje nga organizimi i Kongresit të Partisë Socialiste, që përkon m...
TIRANË–Një javë pas publikimit të vendimit që iu heq të drejtën reporterëve të terrenit që të raportojnë nga Komisionet Parlamentare, Kuvendi është detyrua...
SHBA– Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Shqipërisë dhe Maqed...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllari. Në studion e emisionit të tij “Opinion”, Fevziu tha se nëse krydemokrati...
Politike11 Qershor 2021, 07:14
SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe at...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pranuar që të shkojë në studion e “Opinion” për tu përballur me gazetarët. Teksa thoshte fjalët falenderues...