Politike

Basha refuzon Fevziun, moderatori: Nuk donte të vinte në studio. Rakipllari: Po ç’është kjo, s’është normale. Artan H

11 Qershor 2021, 06:40 Nga DOSJA
Basha refuzon Fevziun, moderatori: Nuk donte të vinte në studio.

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pranuar që të shkojë në studion e “Opinion” për tu përballur me gazetarët. Teksa thoshte fjalët falenderuese për të pranishmit, Fevziu tha se Basha nuk kishte dashur të shkonte, ndërsa rivalja tjetër që garon për postin e kreut të PD-së, Edith Harxhi, nuk kishte mundur.

Sapo dëgjoi për këtë gjë, Fevziu tha se kjo gjë nuk ëhstë aspak normale dhe se Basha duhet të shkojë të përballet me publikun. Artan Hoxha shtoi duke qeshur se me siguri, Basha do shkojë javën tjetër.

Pjesë nga biseda:

Robert Rakipllari: Është e vërtetë që Rama i zhdukur këta kryetarët e paritve pa parti, por ka marrë disa të tjerë që janë faktorë dhe më të rëndësishëm se sa ata të kooperativave

Unë do thoja që procesi në PD, nuk është në ati nota që jemi mësuar ne. Unë i kam parë dhe ata po dëgjojnë. Tani me dikë shkojnë më shumë, me dikë më pak, por nuk është një parti që nuk dëgjon. Basha ma gjasa do të fitojë, po PD-ja a do të fitojë…

Blendi Fevziu: Falenderoj të pranishmit…zoti Basha nuk donte të vinte në studio. Harxhi nuk arriti dot

Robert Rakipllari: Nuk është normale kjo gjë, s’është normale.

Blendi Fevziu: Është pak a shumë me stilin e Ramës

Robert Rakipllari: Jo ai me gazetarët u përball, do i flasë popullit para partisë.

Blendi Fevziu: E vërtetë

Artan Hoxha: Hë se na e sjell Fevziu javës tjetër Bashën.

(f.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan hoxha blendi fevziu edith harxhi lulzim basha robert rakipllari artan hoxha blendi fevziu edith harxhi lulzim basha robert rakipllari

Sondazh

Poll