Politike

“Pusho e mos fol”/ Fevziu debaton me Rakipllarin, moderatori: Shqiptarët nuk janë delet e Ramës, mos më trego mua…

11 Qershor 2021, 07:15 Nga DOSJA
“Pusho e mos fol”/ Fevziu debaton me Rakipllarin, moderatori:

TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllari. Në studion e emisionit të tij “Opinion”, Fevziu tha se nëse krydemokrati Lulzim Basha u fut në zgjedhje, atëherë duhet të pranojë rezultatin e të largohet pas humbjes.

Ndërsa Rakipllari tha se këtu nuk është si në Europë ku zgjedhjet e lira e të ndershme nuk vihen në diskutim. Replikat vijuan dhe Fevziu tha se Rama nuk mund t’i blejë dot shqiptarët sepse ata nuk janë delet e tij.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Një kryetar partie sot nëse humb zgjedhjet nuk rri më në parti. Pikërisht kjo gjë nuk lejon krijimin e personalitetevetë forta. Në Europë nuk ndodh kjo gjë.

Robert Rakipllari: Në Europë nuk ndodh kjo gjë, as që të diskutohen zgjedhjet e lira e të ndershme. Zgjedhjet atje nuk i kontrston njeri.

Blendi Fevziu: Me këtë justifikim mund të rrish 50 vjet. Këtë gjë e dije ti, the që vullneti i popullit është në kuti. Pastaj o s’do ta pranish e nuk hyn në zgjedhje

Robert Rakipllari: Të pranojmë këto talente të reja

Blendi Fevziu: Jo Rakipllari nuk mund ta lësh ti…mos më trego mua këtë gjë sepse e di shumë mirë pse po e thua. Nuk mund të thuash që Rama fitoi para shqiptarëve sepse i bleu ata. Shqiptarët nuk janë delet e Ramës, është lideri ai që i udhëheq dhe nuk i lejon të shesin votën. Pusho atëherë mos fol…

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blendi fevziu lulzim basha robert rakipllari blendi fevziu lulzim basha robert rakipllari

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 07:14

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe at...