Politike

11 Qershor 2021, 09:34 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, shprehu bindjen se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 13 qershorit do të pranojnë ftesën për bashkëpunim me Partinë Socialiste. Balla tha se PD e ka parë që bojkoti nuk e ka çuar askund, ndërsa deklaroi se pas të dielës edhe PD dhe Basha do të pranojnë. 


“Ne kemi mundësinë t’i identifikojmë çështjet që kemi dakortësi me PD. Kujtoj këtu disa reforma politike që edhe vetë kryetari i PD Lulzim Basha, që mesa duket do rizgjidhet prapë do kemi mundësi të ulemi e t’i çojmë përpara. Asnjë parti nuk e gjedh dot kundërshtarët e vet, duhet të pranosh atë që ke përpara, pra ditën që ke pretendime që do e zgjedhësh kundërshtarin vetë, atëherë shko bëje betejën diku tjetër. Rruga e PD për të gjetur një kundërshtar në një fushë tjetër, le të shkojë por në këtë fushë intitucionale, që është Kuvendi, është PS, ne kemi gjithë dëshirën për të krijuar këto ura komunikimi.

Është në vendimmarrjen e PD nëse dëshiron ose jo, këtë rrugë deri më tani e ka provuar e nuk e ka çuar asgjëkundi rrugën e bojkotit mos komunikimit e mos dialogut politik. Të jeni të sigurt që pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin zgjedhor brenda PD, se ka qenë një emsion “ethet e së premtes” por tani ethet e së dielës edhe Basha do e kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne por në fund të fundit jemi shqiptarë e ajo që shqiptarët presin prej nesh është të ngreme një komunikim të ri që t’i përgjigjet pritshmërive të shqiptarëve në një vit kur Shqipëria ka nisur zyrtarisht dialogun, negociatat për tu anëtarësuar në BE. Kështu që bie poshtë ajo që thanë që zoti Basha nuk pranon. S’e besoj se nuk do pranojë”, u shpreh për mediat Balla.

Deklarata vjen pas më shumë se një muaji ku opozita ka humbur zgjedhjet parlamentare. Tashmë PD është futur në një garë për kryetarin e ri, ndërsa nga ana e PS, Edi Rama dhe zërat kryesorë të partisë flasin për një bashkëpunim pa vija të kuqe me PD. Oferta konkrete deri më tani është fokusuar te zgjedhja e presidentit, ndërsa vetë Rama ka thënë se nuk ka kufij. Por çfarë do PS në këmbim? Një frymë politikë bashkëpunuese në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkepunimi ps pd lulzim basha bashkepunimi ps pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 07:14

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe at...