Politike

‘S’dua të zbardh suprizat e bukura’, Balla zbulon detaje nga Kongresi i PS: Na pret një analizë e thelluar për rezulta

11 Qershor 2021, 09:21 Nga DOSJA
‘S’dua të zbardh suprizat e bukura’, Balla zbulon detaje

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbardhur detaje nga organizimi i Kongresit të Partisë Socialiste, që përkon me 30-vjetorin e themelimit të partisë. Në një deklaratë për mediat nga jashtë selisë së PS, një ditë para Kongresit, Balla tha se nesër pritet një analizë e thelluar dhe e duhur për të kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të 2013 dhe 2017. 


PJESË NGA FJALA E BALLËS: 

Unë nuk do të zbardh sot surprizat e bukura, që do të sjellë të gjithë kontributin e atyre në PS, që duke kontribuar për PS, kanë kontribuar edhe për rrugëtimin në BE. Do të ketë mesazhe, përshëndetje, dhe pas kësaj do të kalojmë në prezantimin e vizionit tonë “Shqipëria 2030”, ku brenda kësaj pjese do të jetë edhe përmbledhja e objektivave tona për mandatin e ri qeverisës. Më pas, është dhe një pjesë tjetër, që është pjesa që lidhet me procesin e thellë të analizës dhe riorganizimit të plotë të strukturës së PS në të gjithë territorin, në të gjitha nivelet, nga ai bazë në të gjitha nivelet e tjera.

Dua ta nënvizoj dhe të jetë e qartë për gjithë strukturën e PS, ndoshta në dy palë zgjedhje ato të 2013 dhe 2017, ne nuk kemi bërë një analizë të duhur dhe të thellë për të kuptuar se në cilat pjesë të organizimit tonë nuk kemi funksionuar si duhet dhe ku duhet të përqendrohemi. Në këtë këndvështrim, prandaj ne po i japim vetes kaq shumë kohë në dispozicion. Procesi fillon nga 15 qershori e deri më 15 janar 2022, për të garantuar që në pranverën e 2022 e gjithë struktura e PS t’i përgjigjet pritshmërisë së kryetarit Rama dhe gjithë kolegëve të tjerë, që jemi drejtues rajonalë të PS, në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 2023.

Nesër, socialistët do të mbledhin Kongresin. Për herë të parë, Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Për mbledhjen e datës 12 qershor, socialistët kanë zgjedhur një vend të hapur për t’u mbledhur në takimin që përkon edhe me 30 vjetorin e Partisë Socialiste. Në Kongres pritet të marrin pjesë qindra anëtarë të PS dhe përfaqësues të degëve nga e gjithë Shqipëria.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kongresi i ps 12 qershor 2021 taulant balla kongresi i ps 12 qershor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 07:14

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe at...