Politike

“Na duhet opozita për reforma të rëndësishme”/ Balla ‘konkret’ për ftesën ndaj PD: Jemi për një frymë të re po

11 Qershor 2021, 09:29 Nga DOSJA
“Na duhet opozita për reforma të rëndësishme”/

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përsëriti ftesën për bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë. Në fjalën e tij sot para gazetarëve, Balla tha se opozita duhet të krijojë një dialog konstruktiv për interesat e vendit. 

“Biem dakord te rishprehja e vullnetit tonë, për një frymë të re politike të vend, prej shtatorit, kur dhe opozita, PD, se s’ka opozitë tjetër, të krijojmë dialog konstruktiv për interesat e vendit. Në qershor, korrik, shtator, do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, do të jetë hapja e negociatave dhe natyrshëm që ky proces i ri, por që është procesi i fundit që të çon në BE do përgjegjësi nga të gjitha palët. Rama ka shprehur gatishmërinë për frymë të re, edhe me opozitën, që duhet të gjejë veten për këtë kontribut historik.”-tha Balla. 


Balla foli për herë të parë për detajet e ofertës së bashkëpunimit me PD. Balla tha se urat e komunikimit do të ngrihen për reforma të rëndësishme që kërkojnë 85 vota. 

“Në shtator do të krijojmë ura të reja komunikimi, në funksion të disa reformave të rëndësishme, për ligje që kërkojnë 85 vota. I kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështjet që kemi një dekordësi me PD. Kujtoj disa reforma politike, që edhe vetë zoti Basha, mesa duket do të rizgjidhet prapë, do të kemi mundësi të ulemi për të diskutuar prapë”, tha Taulant Balla.

Deklarata vjen pas më shumë se një muaji ku opozita ka humbur zgjedhjet parlamentare. Tashmë PD është futur në një garë për kryetarin e ri, ndërsa nga ana e PS, Edi Rama dhe zërat kryesorë të partisë flasin për një bashkëpunim pa vija të kuqe me PD. Oferta konkrete deri më tani është fokusuar te zgjedhja e presidentit, ndërsa vetë Rama ka thënë se nuk ka kufij. Por çfarë do PS në këmbim? Një frymë politikë bashkëpunuese në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkepunimi ps pd taulant balla bashkepunimi ps pd taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 07:14

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe at...