Politike

Në prag të vendimit të Këshillit Europian, DASH shpreh mbështetjen: BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

11 Qershor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Në prag të vendimit të Këshillit Europian, DASH shpreh

SHBA– Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në prag të vendimit që Këshilli Evropian do të japë për të dy vendet, Price shkruan në rrjetet sociale se çelja e negociatave nuk duhet të vonojë. Diplomati shpreh angazhimin dhe mbështetjen e qeverisë amerikane për integrimin e dy shteteve.

We support the opening of EU accession negotiations with North Macedonia and Albania without delay. We are engaging at the highest levels of government to demonstrate our commitment to the aspirants’ European paths.

— Ned Price (@StateDeptSpox) June 10, 2021

 

Mbështetja e Deparatamentit Amerikan të Shtetit vjen pak ditë larg vendimit të Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi do të jepet më 22 qershor, teksa pengesë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare është qëndrimi i Bullgarisë. Ditën e djeshme,  komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi u ‘zotua’ nga Tirana gjatë mbajtjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor se unioni po punon për të arritur që Bullgaria të mos pengojë një vendimmarrje pozitive për Maqedoninë e Veriut.

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i maqedonise ne be integrimi i shqiperise ne be ned price integrimi i maqedonise ne be integrimi i shqiperise ne be ned price

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 07:14

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe at...