Politike

Ndalimi i raportimit/ Kuvendi pret gazetarët në takim, Gjonçaj: Sistemi është huazuar nga BE, transparenca maksimale. Çipa

11 Qershor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Ndalimi i raportimit/ Kuvendi pret gazetarët në takim, Gjonçaj:

TIRANË–Një javë pas publikimit të vendimit që iu heq të drejtën reporterëve të terrenit që të raportojnë nga Komisionet Parlamentare, Kuvendi është detyruar për shkak të zhurmës nga opinioni publik që të bëjë një tjetër përpjekje për të rënë në dakordësi me ta.

Në ambientet e kryesisë së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj ka mbledhur sot në një takim reporterët e terrenit duke iu dhënë detaje mbi sistemin e ri.

Gjonçaj tha se sistemi është huazuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Por gazetarët e kanë kundërshtuar. Aleksandër Çipa dhe disa nga gazetarët që morën fjalën, Esiona Konomi, Juxhin Mustafaraj, deklaruan se puna e tyre pengohet për shkak të vendimit. 

Në përfundim të takimit, Gjonçaj mori shënim disa nga kërkesat e gazetarëve dhe pritet që këto kërkesa të diskutohet dhe më pas të riformulohen për të gjetur një dakordësi mes palëve.

Por çfarë parashikon vendimi i Gramoz Ruçit? Më 4 qershor, Kuvendi i Shqipërisë publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Vendimi bie ndesh me të drejtën e raportimit dhe transparencën që zyrtarët e lartë kanë për detyrim t’ju japin qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike genc gjonçaj ndalimi i gazetareve ne kuvend genc gjonçaj ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 07:14

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe at...