Politike

VENDIMI! Këshilli Bashkiak i Durrësit i kërkon qeverisë 10 vite subvencion për trajtimin e mbetjeve

10 Qershor 2021, 18:19 Nga DOSJA
VENDIMI! Këshilli Bashkiak i Durrësit i kërkon qeverisë 10

DURRËS– Këshilli Bashkiak i Durrësit në një mbledhje online zhvilluar ka vendosur që t’i kërkoi qeverisë subvencion për trajtimin e mbeturinave.

Në relacionin e hartuar sot, Këshilli Bashkiak kërkon nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”,  dhe kërkon subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Sipas tyre, Bashkia nuk e përballon dot për shkak të pasojave që ka shkaktuar tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e koronavirusit.

Në mbledhje është rrëzuar skenari i parë për ngritjen e një landfilli të ri në territorin e Durrësit dhe me shumicë votash është miratuar skenari i dytë, ai i përpunimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës.

“Të kërkohet nga Qeveria Shqiptare miratimi i subvencionimit të plotë të tarifës hyrëse për një afat 10 vjeçar sipas planit afatgjatë të buxhetit, duke qenë se Bashkia Durrës ka kaluar pasoja qoftë prej pandemisë globale ashtu dhe prej gjendjes së jashtëzakonshme shpallur si rrjedhim të goditjes nga tërmeti i 26 nentorit 2019”.

Durrësi përpunon rreth 200 ton mbeturina në ditë dhe që prej vitit të kaluar kur u mbyll Porto Romano, bashkia u fut krizën e menaxhimin e mbetjeve. Kështu që vitin e shkaur nënshkoi në kontratë me inceneratorin e Sharrës, e cila që skadoi dy ditë më parë. Çdo vit nga buxheti i Bashkisë dalin prej 5.5 milionë euro në vit vetëm për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve nga Durrësi drejt Tiranës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia durres keshilli bashkiak i durresit perpunimi i mbetjeve ne durres bashkia durres keshilli bashkiak i durresit perpunimi i mbetjeve ne durres

Sondazh

Poll