Politike

Kërkoi t’i ‘tërhiqej veshi’ gjyqtarit në Gjirokastër, KLGJ i përgjigjet ministrit Çuçi: S’po respektoni pavarësi

10 Qershor 2021, 13:37 Nga DOSJA
Kërkoi t’i ‘tërhiqej veshi’ gjyqtarit në

TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka lëshuar sot një reagim të fortë, vetëm një ditë pas shkresës së dërguar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi për gjyqtarin Elidon Papazisi. Sot, në një reagim zyrtar, KLGJ ngre shqetësimin se deklaratat e bërë nga persona publikë, pa e përmendur me emër ministrin, nuk po respektojnë pavarësinë e magjistratëve për marrjen e vendimeve. Po ashtu shkruhet se reagime të tilla publikë mund të ndikojnë negativisht në procese duke u cënuar figurën togave të zeza. Megjithatë kërkojnë që në rast evidentimi shkeljes, t’u drejtohen vetëm një institucioni, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. 

“Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Ky është kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Qëndrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit. Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë, të papranueshme në shtetin e së drejtës, në të cilin mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjelljeje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit,”-thuhet ndër të tjera në deklaratën e KLGJ-së. 

DEKLARATA E PLOTË:

Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat. Gjithashtu, me keqardhje konstatohet se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të pavarësisë së gjyqtarëve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre për dhënien e drejtësisë.

Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendje të opinionit se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton se gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve dhe se ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.

Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Ky është kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Qëndrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit. Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë, të papranueshme në shtetin e së drejtës, në të cilin mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh bindjen se respektimi i gjyqtarëve dhe i funksionit e dinjitetit të tyre, sjell forcim të shtetit të së drejtës, si dhe rrit transparencën dhe përgjegjësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë vlerat thelbësore të një shteti të së drejtës.

Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjelljeje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.

Dje ministri Çuçi i dërgoi një letër zyrtare ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives së Gjirokastrës, Elidon Papazisi. Ky i fundit, sipas Çuçit, me vendimet e marra po pengonte operacionin “Bregdeti ynë”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi cuci ankohet per elidon papazisi klgj bledi çuçi cuci ankohet per elidon papazisi klgj

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2021, 12:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në përfundim të konferencës me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi shpjegoi dhe stemën që kishin pas tyre. Rama tha s...

Politike 10 Qershor 2021, 11:54

TIRANË– Komisioneri Oliver Varhelyi ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakort për marrëveshjen e heqjes së tarifave roaming mes ve...