Politike

Dje Kuvendi e SHKARKOI! Meta bën hapa pas? Dekreton 4 ligje, edhe marrëveshjen e RËNDËSISHME me Amerikën

10 Qershor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Dje Kuvendi e SHKARKOI! Meta bën hapa pas? Dekreton 4 ligje, edhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ligje, të cilat kanë lidhje me marrëveshje të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Një ditë pasi me votën e 105 deputetëve të Kuvendit u vendos shkarkimi i tij, Meta ka dhënë “ok” për ligjet, mes tyre edhe atë për ekstradimin me SHBA-të.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

10 qershor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e katër ligjeve, që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

Konkretisht, Presidenti i Republikës:

–         Me Dekretin nr. 13096, datë 09.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 67/2021 “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

–         Me Dekretin nr. 13097, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 68/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””.

–         Me Dekretin nr. 13098, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 69/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2019 për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)””.

–         Me Dekretin nr. 13099, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 70/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal””.

Dje, në një seancë të jashtëzakonshme, për herë të parë në historinë pluraliste të vendit u vendos shkarkimi i kreut të shtetit. Një prej arsyejeve ishte dhe përplasja që ai kishte me ambasadoren amerikane Yuri Kim gjatë fushatës zgjedhore, gjë që u cilësua si e rëndë nga maxhoranca. Por mesa duket Meta nuk ka mbajtur “inat” dhe ligjet ka vendosur që t’i dekretojë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll