Politike

Gabimi i radhës! Xhelal Mziu nxjerr ‘mllefin’, pëlqen komentin e demokratit ‘të zjarrtë’: Ishalla vdesin!

10 Qershor 2021, 18:04 Nga DOSJA
Gabimi i radhës! Xhelal Mziu nxjerr ‘mllefin’, pëlqen

DIBËR– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka sërish një mesazh për votuesit socialistë. Në postimin e sotëm, Mziu duke iu drejtuar qytetarëve ka shpërndarë reklamën e një biznesi.

‘Verësie nuk ka, shko tek ai që shite Votën…Kjo është një reklamë në njërin nga dyqanet e zonës, në qarkun e Dibrës,”– shkruan Mziu. Nën foto, në komentues i shkruan: Ishalla vdesin. Koment ky që është pëlqyer nga Mziu, i cili pasi përfundoi në portale, e ka fshirë nga postimi i publikuar për të zhdukur “like-un”. 

POSTIMI I PLOTË:

Kjo është hera e dytë që Mziu është bërë pjesë e mediave për deklaratat e tij, pasi gjatë fushatës tha para qytetarëve se kushdo që dyshohej se blinte votën, do ta pësonte njësoj si ai i Elbasanit, duke nënkuptuar Pjerin Xhuvanin. Për deklaratën e dhënë,  Xhelal Mziu kërkoi falje, ndërsa reagoi edhe vetë ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Për më shumë detaje (Shiko këtu)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021 xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll