Politike

Nuk mori pjesë në seancën e Kolegjit për Shkodrën, përfaqësuesi i LSI: Nuk jemi tërhequr, do t’i shkojmë deri në fun

10 Qershor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Nuk mori pjesë në seancën e Kolegjit për Shkodrën,

TIRANË– Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Altin Kaziaj ka folur rreth mungesës së tij gjatë seancës së sotme të Kolegjit zgjedhor në shqyrtimin ankimimit për qarkun e Shkodrës. Ai ka sqaruar për mediat se mungesa e tij sot, nuk është dorëheqje.

Dua të informoj opinionin publik se ditën e sotme LSI ka dërguar një shkresë lidhur me shtyerjen e seancës për Qarkun e Shkodrës për shkak të pamundësisë për të qenë në këtë seancë, nuk jemi tërhequr nga rruga për ti shkuar deri në fund këtij procesi zgjedhor, ndonëse vendimet e Kolegjit nuk kanë qenë në përputhje me ligjin, e pa asnjë surprizë vendosën të rrëzon  kërkesat e PD-AN dhe LSI, e po pa surpriza do jenë edhe vendimet për qarqet e mbetura Fieri dhe Elbasani.”, tha Altin Kaziaj.

Ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe të LSI-së që kërkonin shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës dhe të Korçës.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj kolegji zgjedhor 10 qershor 2021 altin kaziaj kolegji zgjedhor 10 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2021, 12:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në përfundim të konferencës me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi shpjegoi dhe stemën që kishin pas tyre. Rama tha s...