Politike

Agron Shehaj nxjerr videon e demokratëve të zhgënjyer: Me Bashën në krye, PD i humb edhe zgjedhjet e vitit 2025

10 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Agron Shehaj nxjerr videon e demokratëve të zhgënjyer: Me

TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se nëse kreu aktual nuk zëvëndësohet, atëherë PD do t’i humbasë edhe zgjedhjet e radhës.

Shehaj ka postuar në video në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ku shfaqen pakënaqësitë e antarëve të PD në Bulqizë për kreun aktual të partisë . Krahas videos, aleati i Bashës shkruan se demokratët kanë në dorë të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me një një ekip të ri.

E vërteta është e thjeshtë: Shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e Partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demorkatike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsër , shkruan Shehaj.

75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të dielën. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku? Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj zgjedhjet ne pd agron shehaj zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll