Politike

Fushatë në Shkodër! Edith Harxhi “qan hallet” e veta: Jam ‘ish-pronare’, do rishikoj paketën ligjore

10 Qershor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Fushatë në Shkodër! Edith Harxhi “qan hallet” e veta:

SHKODËR– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e saj, para demokratëve, ajo u shpreh se një nga çështjet kryesore ku do të ndërhyjë nëse zgjidhet kryetare do të jetë ajo e “të drejtës së pronës”.

Duke e cilësuar veten si pjesë të grupit të pronarëve të ligjshëm që kanë pasur probleme për rimarrjen e pasurive të tyre, do të kërkojë ndryshme.

“E drejta e pronës! E kemi kthyer prapë në shtet pronën në vend që të zgjidhej me gjykata dhe në bazë të ligjit. Edhe këtë duhet ta rishikojmë, të gjithë paketën ligjore. I përkas kësaj shtrese, gjyshërit e mi janë sygjynosur në kënetat e Maliqit. Duhet ta ritrajtojmë këtë çështje dhe duhet dikush që ta ndjejë në placë, si pronën ashtu edhe anti-komunizmin. Kjo është pjesë e projektit tim sepse njuk e rrëzojmë dot Ramën pa bërë ndryshime statutore,”-shkruan ajo.

Ndërkohë që para Shkodrës, ajo ka zhvilluar takime edhe në Malësi të Madhe, në kuadër të fushatës brenda PD-së. 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të dielën. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku? Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi edith harxhi ne shkoder zgjedhjet ne pd edith harxhi edith harxhi ne shkoder zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll