Politike

“PD ka boll sigurimsa”/ Edith Harxhi ‘sfidon’ Bashën për vizën në SHBA: Nëse nuk është e vërtetë, të ngrihet t

10 Qershor 2021, 16:27 Nga DOSJA
“PD ka boll sigurimsa”/ Edith Harxhi ‘sfidon’

TROPOJË– Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ishte ditën e sotme në Malësi të mAdhe, nga ku kërkoi mbështjen e demokratëve për të marrë drejtimin e së djathtës, teksa tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet.

Gjatë bisedimit me mbështetësit demokratë, Harxhi kërkoi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit duke filluar nga PD, që sipas saj brenda ka anëtar të ish-sigurimit të shtetit.

Ka boll partia jonë ish anëtar të sigurimit të shtetit. Duhet të fillojë hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga partia jonë njëherë. Nuk duhet të kenë funksione të larta në parti, poste drejtuese” tha ajo.

Bashkimi, tha më tej Harxhi, është mënyra e vetme që PD të vijë në pushtet. “Humbja e fundit na ka krijuar probleme shumë të mëdha, anëtarësia është dëshpëruar, 8 vite në opozitë, kjo qeveri vazhdon të vendosë gjoba.

Shikoni si kanë filluar me u ra investimeve në bregdet. Në mënyrë që të fitojmë një palë zgjedhje normale duhet të bashkohemi” tha ajo.

Harxhi nuk nguroi të sfidonte edhe kreun në detyre të PD-së, Bashën, duke thënë se SHBA i ka refuzuar vizën.

Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë.Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA prej 2017, ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, unë këtë përgjigje kam, Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë” tha ajo.

75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të dielën. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku? Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi gara brenda pd zgjedhjet brenda pd edith harxhi gara brenda pd zgjedhjet brenda pd

Sondazh

Poll