Politike

“Komisioneri hoqi maskat e Brukselit në Tiranë”, Rama thumbon Varhelyin: Tani na takon neve të bëjmë tonën!

10 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
“Komisioneri hoqi maskat e Brukselit në Tiranë”, Rama

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e njoftoi Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi se maska në Shqipëri që prej 1 qershorit nuk është më e detyrueshme. Por përtej pandemisë, duket se pranimi i Varhelyit për të hequr maskën është edhe një tjetër simbolikë. “Komisioneri i hoqi maskat e Brukselit në Tiranë”, -tha Rama duke buzëqeshur, dhe pohuar se qasja e Varhelyit është tjetër nga ajo e tij kur është në BE.


Komisioneri njihet për qëndrimet e ashpra në raport me qeverinë Rama dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

“Më në fund takimi nuk ishte virtual sepse ne kemi mundësinë që t’i mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese. Besoj se edhe komisioneri, edhe delegacioni nga Brukseli, ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë. Tashmë gjërat janë konkrete, planet e punëve janë konkrete. Bashkimi Evropian dhe KE e kanë bërë të veten. Tani na takon neve të bëjmë tonën.”,-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi samiti i tiranes 10 qershor 2021 edi rama olivér várhelyi samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll