Politike

Kolegji Zgjedhor ‘shqyrton’ Shkodrën/ LSI mungon, seanca nuk shtyhet: Rrëzohet kërkesa e PD-së për prova shtesë

10 Qershor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor ‘shqyrton’ Shkodrën/ LSI mungon, seanca nuk

TIRANË– Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për shqyrtuar ankimimin e PD-së dhe të LSI-së për vendimin e Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër. Përfaqësuesit e LSI-së nuk janë paraqitur në seancë dhe kanë kërkuar shtyrjen e seancës, por kjo kërkesë është rrëzuar. Altin Kaziaj ka sqaruar se mungesa tij gjatë seancës së sotme, nuk është dorëheqje.

Kolegji Zgjedhor ka vijuar me shqyrtimin e kërkesave dhe ka rrëzuar një rën prej tyre. Konkretisht është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për pranimin e provave shtesë. Kolegji Zgjedhor ka konsideruar të arsyeshme që të marrë si prova vetëm ato që janë paraqitur deri më tani.

“Nuk pranohet kërkesa e LSI-së për shtyrjen e seancës së sotme, e pabazuar në prova dhe në ligj. Arsyetimi i parashtruar nuk është shkak ligjor që justifikon shtyrjen e seancës ligjore. LSI kishte dije për këtë seancë dhe mund ta përcaktonte një përfaqësues.

Gjithashtu rrëzohet kërkesa e PD-së për të paraqitur prova shtesë. Pranohen si prova ato që janë paraqitur deri më tani,”- u tha në Kolegj.

Kolegji Zgjedhor ka vulosur deri më tani rezultatin e zgjedhjeve të  25 prillit për qarkun e Tiranës, Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, pa ndryshime në rezultate.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor 10 qershor 2021 kolegji zgjedhor 10 qershor 2021

Sondazh

Poll