Politike

Kritikat e BE-së, revolta e gazetarëve/ ‘Reflekton’ Kuvendi, fton në takim përfaqësuesit e medias

10 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Kritikat e BE-së, revolta e gazetarëve/ ‘Reflekton’

TIRANË– Pas kritikave të BE, në lidhje me vendimin për t’i lënë gazetarët jashtë Komisioneve dhe seancave plenare, si dhe pas përgënjeshtrimit të gazetarëve, duket se Kuvendi ka ‘reflektuar’, ndërsa i thirrur ata në një takim ditën e nesërme.

Me një njoftim për mediat, Kuvendi bën me dije se gazetarët do të priten nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj. Takimi do të zhvillohet nesër, në orën 11:00, në sallën në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit.

Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit“, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

ÇFARË NDODHI MES KUVENDIT DHE GAZETARËVE?

Kuvendi i Shqipërisë publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Por vendimi bie ndesh me të drejtën e informimit dhe transparencën e zyrtarëve të lartë. Vendimi është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe organizatat e fjalës së lirë.

Ditën e djeshme gazetarët dolën në një protestë para nisjes së seancës plenare. Duke e quajtur një betejë për fjalën e lirë, gazetarët iu lutën Me parulla në duar me mbishkrimin “Krijuat ERTV, mos krijoni GRTV”, referuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit. BE është shprehur se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ndalimi i gazetareve ne kuvend ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll