Politike

Samiti i Tiranës/ Rama: 5 korriku i vitit që vjen të na gjejë të ulur në Komisionin Europian. Tërhiqet: BE e bëri të ve

10 Qershor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Samiti i Tiranës/ Rama: 5 korriku i vitit që vjen të na

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian të cilin e ka cilësuar përjashtuese ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë së Covid-19.

Në konferencën e përbashkët me komisionerin Oliver Varhelyi, Rama tha se Bashkimi Europian e ka bërë të veten dhe tashmë e kanë në dorë vendet e BP për të bërë tyren. Kreu i qeverisë tha më tej se uron që pesë korriku i vitit të ardhshëm t’i gjejë në tavolinë me Komisionin Europian.


“I falenderoj të gjithë kryetarët e shtetit të qeverive të pranishëm nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por më shumë falenderoj komisionerin që ndërroi axhendën e tij për të ardhur këtu. Jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi çfarë thotë njëri e tjetri, por rëndësi ka që të çojë përpara njehsimin e Europës në rajonin tonë. Ky proces është i mbështetur dhe nga një plan financiar në kuadrin e një plani investimesh të BE-së që për nga volumi i fondeve të vëna në disponim, për infrastrukturë hekurdhore, rrugore e portuale, të gjithë sektorit të energjisë, të digjitalizimit. Kjo përbën lëvizjen më të madhe historikë të Bashkimit Europian. Ishte një kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual. Ne kemi mundësi që t’i mirëpresim pa masa shtrënguese, besoj se edhe komisioneri e delegacioni nga Brukseli ndjehen mirë që maskat e Brukselit i hoqën në Tiranë. Planët e punëve janë konkrete. Është një nga ato momente që duhet të pranojmë se Bashkimi Europian të veten e ka bërë, ne na takon të bëjmë tonën. Mbetemi të palëkundur se projekti ai i atij që unë e quaj shengeni Rajonal,dikush tjetër e quan mini-shengen, dikush tjetër mund të mos e thërrasë më fare në emër, s’ka rëndësi. Rendësi ka që është diçka që do na sjellë përfitime si rajon. Procesi i Berlinit shpresoj të kalojë në Komisionin Europian me dëshirën që 5 korriku të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm të bëhet me praninë e vendeve të Ballkanit. Ambicia është që avancimi rajonal me 4 liritë e BE-së të njihen edhe në vetë vendet brenda unionit. Të lëvizin lirshëm brenda nesh edhe pse nuk jemi pjesë e BE-së,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR/ Mbahet sot Samiti i Tiranës. Rama pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti merr bekimet në Prizren, momenti kur kryeministri shtrëngon duart me Varhelyi

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama samiti i tiranes 10 qershor 2021 edi rama samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll