Politike

“Përzë” gazetarët? Rama: U kërkoj mediave të na lënë të vazhdojmë punën

10 Qershor 2021, 09:22 Nga DOSJA
“Përzë” gazetarët? Rama: U kërkoj mediave

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në Pallatin e Brigadave, aty ku kanë nisur punimet e mbajtjes së Samitit të Tiranës, pjesë e të cilit janë bërë dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Teksa përshëndeti të pranishmit, Rama tha më pas se më mirësjellje  ukërkoi gazetarëve që ta linin të vazhdonte punën. Në një farë mënyre, ‘përzuri’ mediat.

“Përpara se sa të nisim seancën e punë, ju falenderoj shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur që t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë. Kjo është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë një autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE-së, ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor. I jam dhe shumë mirënjohës dhe komisionerit që e nisi dhe e prmovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të nandihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post-pandemike. Të na çojë apo të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme. Faleminderit dhe do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lërë të vazhdojmë punën. Si fillim do të doja t’i jepja fjalën komisionerit për të krijuar….”- tha Rama.

LAJM KRYESOR/ Mbahet sot Samiti i Tiranës. Rama pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti merr bekimet në Prizren, momenti kur kryeministri shtrëngon duart me Varhelyi

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama samiti i tiranes 10 qershor 2021 edi rama samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll