Politike

‘Po hyjmë në muaj të vështirë’/ Varhelyi: Kemi marrëveshje në BE për financimin e planit të IPA 3

10 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
‘Po hyjmë në muaj të vështirë’/ Varhelyi:

TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhely u shpreh ditën e sotme në konferencën e përbashkët me Ramën, se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sjellë një plan prej 30 mld eurosh investime, plan i cili do të financohet nga BE.


“Jam i kënaqur që shoh që ndoshta ky do jetë fillimi i fundit të krizës së pandemisë dhe se do të fillojmë që t’i rikthehemi mënyrave të mëparshme dhe të kryhen takime të tjera kaq të rëndësishme në formë fizike dhe të shtyjmë përpara punën. Ne e shohim një angazhim dhe përkushtim të udhëheqësve për të krijuar tregun e përbashkët rajonal, nuk kemi arritur aty ku dëshirojmë , por duhet të arrijmë atje deri në korrik, kur të kemi samitin e radhës. Po shikojmë rezultatet e para që po ndryshojnë jetë qytetareve me marrëveshjen për lëvizjen pa tarifën Roaming, kjo është një arritje e madhe, do ketë të tjera që të lëvizin me ID, njohja e diplomave, heqja e lejes për punë, pra të gjithë këto gjëra do të bëjnë që bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimorë t’i shërbejë qytetarëve. 30 mld euro në formë investimesh në rajon, ky nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, ky plan investimesh do japë rezultatet e veta nëse ky rajon punon në këtë treg rajonal. Nga ana ime, ne kemi një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani, kemi arritur marrëveshje me Këshillin dhe PE për programin e fondeve të paraaderimit, mekanizëm që do të financohet ky plan. Kemi disa çështje në tryezë, duam që të organizohet konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kemi këtë Samit të sotshëm që të tregojmë rezultatet, ky vit mund të jetë për Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.

Mbahet Samiti i Tiranës. Rama pret liderët e Ballkanit, Kurti merr bekimet në Prizren, momenti kur kryeministri shtrëngon duart me të pranishmit: Autorësi Rajonale për zbatimin e planit ekonomik

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike oliver varhely samiti i tiranes 10 qershor 2021 oliver varhely samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll