Politike

Gara për kreun e PD/ Kadilli: Kryetari i ri qëndron vetëm një mandat, humbësi shkon në shtëpi

10 Qershor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD/ Kadilli: Kryetari i ri qëndron vetëm

TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka folur rreth propozimeve që ai ka për ndryshimin e ‘rregullave’ të zgjedhjes së kryetarëve të partive. Ai ka propozuar që Kryetari i partisë duhet të zgjidhet vetëm një herë për një mandat 4-vjeçar dhe ai që konkuron dhe nuk zgjidhet, nuk duhet të kandidojë më.

Postimi i plotë:

“PD-ja ime dhe juaja eshte streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurre peng i askujt!
Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që Kryetari te zgjidhet vetem per nje mandate 4 vjecar dhe vetem me nje mision: Te fitoje zgjedhjet politike, me PD force e pare. Kryetari ose fiton dhe behet Kryeminister, ose shkarkohet dhe shkon ne shtepi. Kryetari qe humb zgjedhjet nuk mund te rikandidoje me.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese.”


Deklarata vjen disa ditë larg zgjedhjeve në Partinë Demokratike. 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku? Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli zgjedhjet ne pd fatbardh kadilli zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll