Politike

Berisha bëhet nostalgjik për marëdhëniet me SHBA-në! Ndan videon e 14 viteve më parë me George Bush, ish-kryeministri: Di

10 Qershor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Berisha bëhet nostalgjik për marëdhëniet me SHBA-në!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë nostalgjik për takimin që ka zhvilluar 14 vite më parë me George W Bush në Shqipëri. Ai ka ndarë video nga ky takim, i shumë viteve më parë. Berisha i cili tashmë është non-grata, shkruan se dita ka qënë historike e se marëdhëniet kanë qënë miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

POSTIMI:

Nje dite historike ne marredheniet miqesore midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes! Visita e Presidentit George W Bush ne Shqiperi. sb

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Berisha bëri të ditur ditën e djeshme se do të hedhë në gjyq SHBA për këto akuza pasi iu është cënuar dinjiteti.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll