Aktualitet

Mure të çara e tavane të rëna, godina mbi 1 shekullore e shpallur monument kulture, ndodhet në gjendje të mjerueshme

24 Maj 2019, 10:29 Nga DOSJA
Mure të çara e tavane të rëna, godina mbi 1 shekullore e

KURBIN- Në fshatin Delbnisht të rrethit të Kurbinit gjendet një godinë 165 vjecare. Ajo filloi se ndërtuari në vitin 1850 dhe përfundoi ne vitin 1851 se bashku me rindërtimin e kishës së Shën Teodorit, e cila u shkatërrua nga Turqit më 1478. Godina 2-katëshe që sot është monument kulture, ka qene rezidenca e ipeshkvisë së Durrësit. Ky pallat rezidencial kontrollonte 18 famulli, duke përfshirë Durrësin, Krujën, Tiranën, Kurbinin, Matin dhe një pjesë të Mirditës.

Pallati ka vlera të mëdha arkitektonike, kulturore dhe historike. Ketu kanë shërbyer mjaft figura të katolicizmit, të cilët kanë ushtruar dhe nje aktivitet të shquar patriotik.

Revolucioni dumbabist i udhëhequr nga Haxhi Qamili më 1914 e dogji dhe shkatërroi pallatin rezidencial. Pas këtij shkatërrimi pallati u restaurua, por humbi një kat, duke mbetur me 2 kate,ashtu siç është dhe sot. Pas çlirimit kjo godinë ka shërbyer si shkollë për nxënësit e fshatit Delbnisht deri në vitin 1991,  vit kur kjo godinë iu kthye kishës.

Para disa vitesh objekti u shpall monument kulture, por gjendja e tij është e mjerueshme. Uji futet kudo, tavanet rrjedhin ngado, mure të çara, suva të rëna, dritare e mure të çara e të prishura, objekti është i rrethuar nga ferrat e shkurret, asnjë mirëmbajtje e asnjë përkujdesje. E vetmja gjë që e dallon si monument kulture, është një tabelë e vendosur në hyrje të saj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet godina e rrenuar kurbin monument kulture godina e rrenuar kurbin monument kulture

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2019, 09:32

TIRANË- Ësthë risjellë dhe një herë historia e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës ...