Aktualitet

Akuzat e Fugës, përgjigjet Gjinushi: Pseudoreforma që lë jashtë akademikët, ne do ngrejmë lart vlerat më të mira

24 Maj 2019, 08:58 Nga DOSJA
Akuzat e Fugës, përgjigjet Gjinushi: Pseudoreforma që lë

TIRANE– Skënder Gjinushi, kandidati i vetëm për të kryesuar Akademinë e Shkencave, ka folur për platformën e tij në ditën e zgjedhjeve në këtë akademi.

Gjinushi i ka kthyer përgjigje indirekte Artan Fugës, kur tha se pseudoreformat e prezantuara, kanë për synim të lenë jashtë edhe vetë akademikët.

“Do reformojmë akademinë. Do ofrojmë forma bashkëpunimi për anëtarët e jashtëm. Do investojmë për këtë akademi. Akademia, mbështetëse e qeverisë dhe shoqërisë. Do ngrejmë akademinë  e të rinjve. Do kemi prirje të reja për kërkimin shkencor. Këta të rinj, duhet të ndihen të përfshirë në objektivat e Akademisë së Shkencave. Pseudoreforma që duan të mbyllin dyert për vetë akademinë. Sfida jonë e madhe, është hapja e Akademisë ndaj akademisë së rajonit, dhe në Kosovë. Do përfaqësojmë vlerat më të mira.”-u shpreh ai.

Ditën e sotme, Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave, në një garë ku ishte i vetëm.

Skënder Gjinushi është zgjedhur kreu i Akademisë së Shkencave pasi ka marrë 35 vota.

Theksojmë se ai ishte i vetmi kandidat në këtë garë. Më herët ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga, i cili shprehet se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe se nuk e njeh rezultatin e tyre.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave artan fuga skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll