Aktualitet

Zgjedhjet në ASH, pedagogia kundër kolegëve: Akademikët që marrin pjesë s’e meritojnë titullin

24 Maj 2019, 08:37 Nga DOSJA
Zgjedhjet në ASH, pedagogia kundër kolegëve: Akademikët

Tiranë-Në sallën “Aleks Buda”po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave. 44 akademikë i janë drejtuar kutisë së votimit për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave. I vetmi kandidat për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, është Akademiku Skënder Gjinushi, për nënkryetar kandidon akademiku Vasil Tole, për pozicionin e Sekretarit Shkencor kandidon Salvator Bushati dhe për pozicionin e kryetarit të Seksionit të Shkencave të Natyrës, akademik Neki Frashëri.

Në lidhje me këto zgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri e cila shprehet se akademikët që marrin pjesë në këtë votim ka pas gjasa që ta meritojnë këtë titull.

“Nëse do të ketë akademikë që do të shkojnë nesër në votim, ka pak gjasa ta meritojnë më këtë titull. Zgjedhjen e kanë bërë vetë!”, shprehet pedagogia.

Pak më herët edhe Artan Fuga u shpreh se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij ky është një puç institucional (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata shehri zgjedhjet në ash dhurata shehri zgjedhjet në ash

Sondazh

Poll