Aktualitet

Soreca përgjigje Metës: Reforma po zbatohet me përpikmëri. Kreu i KLP: Magjistratët po kalojnë në kokën e gjilpërës

24 Maj 2019, 09:17 Nga DOSJA
Soreca përgjigje Metës: Reforma po zbatohet me përpikmëri.

TIRANË- Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, ka zhvilluar sot një takim në lidhje me Reformën në Drejtësi, në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”.

Në këtë takim ka marrë pjesë Ambasadori i BE, në Shqipëri, Luigi Soreca, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi si dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami por dhe të ftuar të tjerë nga shoqëria civile. 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili tha se Reforma në Drejtësi po zbatohen me përpikmëri. Kjo u pa si një përgjigje për Metën, i cili pak ditë më parë u shpreh se reforma nuk po zbatohet ashtu siç është miratuar.

Po ashtu në tryezë ishte e pranishme dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se Reforma në Drjetësi po ecën me ritme të shpejta dhe po ngrihen të gjitha institucionet e reja.

Ndërkohë që kryetari i KLP u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të shoqërisë që të marrin pjesë në funksionimin e Reformës në Drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj gent ibrahimi ilir meta luigi soreca naureda llagami reforma ne drejtesi etilda gjonaj gent ibrahimi ilir meta luigi soreca naureda llagami reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll