Aktualitet

Gjonaj mesazh politikës: Bashkohuni, zbatimi i Reformës në Drejtësi ngjarje historike

24 Maj 2019, 09:26 Nga DOSJA
Gjonaj mesazh politikës: Bashkohuni, zbatimi i Reformës në

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi sot në shoqërisë civile Reforma në Drejtësi është në rrugën e saj të mbarë dhe nuk do të ketë asnjë kthim pas pavarësisht pengesave.

Në fjalën e saj Gjonaj shprehu një mesazh të fortë për të gjithë faktorët politikë, të cilëve iu kërkoi që të jenë të bashkuar dhe të lënë ndasitë mes tyre, pasi për të zbatimi i Reformën është një ngjarje hiistorike për vendin.

“Zbatimi i Reformës në drejtësi është në një moment vendimtar. Sa e rëndësishme ishte  ndërtimi i saj, aq e rëndësishme është edhe zbatimi reformës në drejtësi. Zbatimi i saj, pavarësisht pengesave është në rrugën e mbarë dhe nuk ka kthim pas. Shqipëria si rrallë herë ndërmori një proces  të jashtëzakonshëm për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ky është një sukses i vlerësuar së brendshmi, por edhe nga aktorët ndërkombëtar. Pas më shumë se dy vitesh, dy shtyllat kryesore të Drejtësisë janë ngritur mbi baza të shëndosha dhe kjo do të krijojnë një drejtësi për qytetarët. Në këtë proces të ri reformues, vlerësoj maksimalisht rolin e ndërkombëtarëve me ekspertizës që i kanë dhënë zbatimit të reformës në drejtësi. Në këtë proces vlerësojmë edhe rolin  e shoqërisë civile”, u shpreh Gjonaj.

Sot është organizuar një takim për pjesëmarrjen e shoërisë civile në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Nga ky takim Soreca i ka dhënë një përgjigje tjetër Ilir Metës, duke thënë se zbatimi i Reformës në Drejtësi po bëhet me përpikmëri. Ndërkohë që Etilda Gjonaj ka bërë thirrje për bashkim të politikës, pasi reforma është një ngjarje historike për vendin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj institucionet e reja reforma ne drejtesi etilda gjonaj institucionet e reja reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll