Aktualitet

Reforma në Drejtësi, kreu i KLP: Magjistratët e vendit kalojnë në kokën e gjilpërës

24 Maj 2019, 09:01 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi, kreu i KLP: Magjistratët e vendit

TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në aktivitetin e Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, ka thënë se Reforma në Drejtësi pa përfshirë të gjithë aktorët e shoqërsië.

Ibrahimi tha se magjistratët e vendit kalojnë në kokën e gjilpërës si në asnjë sistem tjetër, duke shtuar se shoqëria civile duhet të bëhet një faktor.

“Ky është një instrument për të monitoruar Reformën e Drejtësisë duke garantuar integritetin e sistemit të drejtesisë. Magjistratët e vendit kalojnë në kokën e gjilpërës si asnjë sistem tjetër. Shoqëria civile duhet të bëhet faktor, të monitoroj zbatimin e reformave kyçe për vendin. Detyra e shoqërisë civile duhet të angazhojë sa më shumë projekte për të monitoruar aspekte të veçanta të zbatimin e rëformës në drejtësi. Ky dokument është konsultuar me shumë aktorë duke ofruar instrumentin e nevojshëm për monitorimin e Reformës në drejtësi”, u shpreh Ibrahimi.

Sot është organizuar një takim për pjesëmarrjen e shoërisë civile në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Nga ky takim Soreca i ka dhënë një përgjigje tjetër Ilir Metës, duke thënë se zbatimi i Reformës në Drejtësi po bëhet me përpikmëri. Ndërkohë që Etilda Gjonaj ka bërë thirrje për bashkim të politikës, pasi reforma është një ngjarje historike për vendin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi reforma ne drejtesi gent ibrahimi reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll