Aktualitet

4 pyetjet e Andi Bejtjes, gazetari: I dërgova letër avokaturës për gjyqin e Becchettit, sa para do paguajnë shqiptarët

24 Maj 2019, 09:47 Nga DOSJA
4 pyetjet e Andi Bejtjes, gazetari: I dërgova letër avokaturës

TIRANË- Gazetari Andi Bejtja i ka drejtuar një letër të hapur për Avokaturën e Shtetit, lidhur me çështjen e Francesco Becchettit, ku Shqipëria është dënuar me 140 milionë euro gjobë.

Me anë të kësaj letre, Bejtja kërkon informacion nga Avokati i Shtetit, në lidhje me vendimet e marra nga Gjykata e Arbitrazhit dhe dënimin me 140 milionë euro të shtetit shqiptar.

Letra e gazetarit Andi Bejtja:

KOHA PER TRANSPARENCE:

Transparenca, detyrim moral dhe ligjor per shqiptaret

Dje i dërgova një letër Avokaturës se Shtetit mbi te ashtuquajturën çështje Becchetti.

Jo vetëm unë, por te gjithë shqiptaret duan te dine te vërtetën.

Ne pritje te përgjigjes se tyre, po e bej publik letrën qe i dërgova, me pyetjet përkatëse.

Kërkesë për informacion

Për: Z. Artur Metani

Avokat i Përgjithshëm i Shtetit

Avokatura e Shtetit

Rr. ‘Abdi Toptani’, Nr. Nr. 5, Kati 4, Tiranë

Nga: Z. Andi Bejtja

Gazetar i Lirë (Freelance)

[email protected]

I nderuar Z. Avokat i Shtetit,

Po Ju drejtohem si gazetar i lirë dhe ish-drejtues i mediave më të mëdha në vend, për momentin bashkëpunëtor i disa emisioneve televizive dhe analist në disa portale, për t’Ju bërë disa pyetje në lidhje me një çështje sensitive, për të gjithë opinionin publik shqiptar, atë të penalizimit të Shqipërisë nga Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019 për mbylljen e TV Agon Channel në vitin 2015.

E bëj këtë kërkesë bazuar në ligjin nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’ që garanton njohjen e publikut me informacionin që mbahet nga autoritetet publike në kuadër të transparencës e përgjegjshmërisë së tyre.

Me të drejtat që më jep ky ligj, kërkoj të më vihet në dispozicion nga institucioni Juaj si autoriteti që përfaqëson shtetin shqiptar në çështjet gjyqësore para arbitrazheve e gjykatave ndërkombëtare, informacionin e këkuar nga pyetjet në vijim:

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi bejtja becceti fiton gjyqin ndaj rames francesco becchetti gjykata europiane e të drejtave të njeriut andi bejtja becceti fiton gjyqin ndaj rames francesco becchetti gjykata europiane e të drejtave të njeriut

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2019, 09:32

TIRANË- Ësthë risjellë dhe një herë historia e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës ...