Aktualitet

Flet një orë e i tregon të gjitha! Akuzohet për grabitjen në Rinas, dëshmitari i drejtësisë: Më kanë ushtruar presion!

9 Qershor 2021, 14:26 Nga DOSJA
Flet një orë e i tregon të gjitha! Akuzohet për grabitjen

Një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas, më 9 prill, Alkond Brengasi, ka mohuar çdo akuzë që i është bërë deti tani para trupit gjykues në GJKKO.

Brengasi, kushëri i Klement Çalës, i cili akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh, pretendon që i është ushtruar presion fizik dhe psikologjik gjatë marrjes në pyetje.

“E lidha marrëveshjen me drejtësinë dhe vetëm e kam firmosur pasi kam pasur presion”, tha ai.

Dëshmitari i drejtësisë foli për më shumë se një orë në seancën me dyer të mbyllura thanë burime për gazetaren Anila Hoxha. SPAK kërkoi njohjen e dëshmisë se Alkond Bengasit gjatë hetimeve paraprake.

Marrë nga Top Channel 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alkond brengasi klement cala alkond brengasi klement cala

Sondazh

Poll